Vjedhja e Identitetit ndodh kur dikush përdor informacionin tuaj personal si Emrin, Numrin e Sigurimeve Shoqërore (SSN), ose tjeter informacion, pa lejen tuaj, me synimin për të mashtruar ose për të kryer krime të tjera.
Një vjedhës identiteti mund ta përdorë Numrin tuaj të Sigurimeve Shoqërore (SSN) për të siguruar një vend pune ose për të plotësuar një formular tatimor me qëllimin e vetëm për të përfituar rimbursim tatimor nga IRS. Për të reduktuar rrezikun: -Mbrojeni Numrin E Sigurimeve Shoqërore -Sigurohuni që punëdhënësi juaj po e mbron SSN tuaj dhe -Bëni kujdes në përzgjedhjen e Përgatiësit të Deklaratave Tatimore . Nëse të dhënat tuaja tatimore jane cenuar nga një vjedhës identiteti dhe ju merrni një letër nga IRS, duhet të pergjigjeni menjëherë duke telefonuar në numrin e telefonit të printuar në letrën e IRS-it dhe kontaktoni direkt me personin e identifikuar në letër. Nëse të dhënat tuaja tatimore nuk janë cenuar për momentin nga një vjedhës identiteti, por ju mendoni se jeni në rrezik për shkak se keni humbur portofolin ose çantën, keni vënë re aktivitet të dyshimtë në kartën tuaj të kreditit apo në raportin e kreditit tuaj ,etj, kontaktoni me Seksionin e Specializuar për Mbrojtjen e Identitetit pranë IRS-it në numrin 1-800-908-4490 ose plotëso Formularin 14039. Për më shumë informacion, shiko Publikimin Zyrtar Nr.4535, Parandalim i Vjedhjes së Identitetit dhe Ndihma ndaj Viktimave.
0 Comments
Leave a Reply. |
Archives
February 2025
AuthorLareda Zenunaj, LL.M in Taxation |