Si pasojë e mungesës së fondeve dhe mbylljes së përkohshme të Shtetit Federal Shërbimi I të Ardhurave të Brendshme (IRS) ka kufizuar veprimtarinë e përditshme. Megjithatë, IRS njofton se ligjet tatimore janë në fuqi gjatë gjithë kohës, dhe secili tatimpagues duhet të vazhdojë të plotësojë të gjitha detyrimet tatimore si normalisht.
Individët dhe bizneset duhet të vazhdojnë të plotësojnë formularët tatimorë dhe të depozitojnë shumat tatimore siç e kërkon ligji. IRS do të pranojë e përpunojë të gjitha deklaratat tatimore me pagesat përkatese, por nuk do të ketë mundësi të kryejë rimbursime tatimore gjatë kësaj kohe. Tatimpaguesit njoftohen që të plotësojnë deklaratat elektronikisht sepse shumica e deklaratave tatimore do të përpunohen automatikisht. Shërbimi direkt me klientët nuk do të jetë i disponueshëm, por shumë prej numrave falas të telefonit të vënë në dispozicion nga IRS do të vazhdojnë të jenë në punë. Gjatë kohës që shteti federal ështe mbyllur, njerëzit me takime lidhur me procedura auditi, mbledhje të ardhurash, çështje në zyrën e Apelit apo në Zyrën e Mbrojtjes së Tatimpaguesve (Taxpayer Advocate Office) pranë IRS, duhet ti konsiderojnë takimet të shtyra në një moment të dytë, por akoma të papërcaktuar. Njoftimet e automatizuara të IRS-it do të vazhdojnë të postohen dhe pse gjatë kësaj periudhe agjensia nuk do të kthejë asnjë përgjigje në formë shkresore. Mbani mend: *Vazhdoni të plotësoni deklaratat tatimore dhe të paguani taksat normalisht. Individët që kërkuan shtyrje në kohë duhet ti plotësojnë deklaratat tatimore deri më datën 15 Tetor 2013. *Te gjitha afatet e tjera tatimore mbeten në fuqi. Gjithashtu, tatimet e të ardhurave nga punësimi mbeten në fuqi. *Mund të plotesoni deklaratat tatimore elektronikisht ose në letër------edhe pse përpunimi I deklaratave në letër do të shtyhet deri në momentin kur shteti federal të rifillojë punën normalisht. Gjithashtu, pagesat që do të shoqërojnë deklaratat tatimore do të pranohen nga IRS në momentin që i merr. *Rimbursime tatimore nuk do të kryhen deri në momentin kur shteti rifillon punën normalisht. *Kompanitë e Programeve Tatimore, ekspertët tatimorë dhe programi Free File do të jenë në dipozicionin tuaj për tju ndihmuar me tatimin. Shërbimet e IRS që do të jenë në punë: *Për të gjithë tatimpaguesit do të jenë në punë programet automatike në numrin e zakonshëm 800-829-1040. *Faqja Web e IRS-it, www.IRS.gov, do të jetë në punë si zakonisht përveç disa shërbimeve interaktive të cilat nuk do të punojnë.
0 Comments
Your comment will be posted after it is approved.
Leave a Reply. |
Archives
February 2025
AuthorLareda Zenunaj, LL.M in Taxation |