Ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm që ekziston në shoqërinë amerikane e më gjerë, ligji tatimor amerikan nuk u imponohet me forcë personave që kanë vështirësi për të paguar barrën tatimore të plotë gjatë një viti të caktuar tatimor. Ligji tatimor amerikan bazohet në Parimin e Aftësisë për të Paguar – “Ability to pay”.
E thënë ndryshe, nëse tatimpaguesi nuk ka mundësi objektive për të paguar detyrimin tatimor të plotë, ligji parashikon metoda e plane pagese të cilat lehtësojnë tatimpaguesin në momente të tilla vështirësie ekonomike. Përveç vështirësive ekonomike, ligji njeh edhe situata të tjera të cilat krijojnë vështirësi në jetën e një individi dhe si rrjedhojë paaftësi të përkohshme për të plotësuar në kohë të gjitha detyrimet tatimore. Psh, probleme me shendetin, largimi në detyrën ushtarake, fatkeqësi natyrore, humbje në familje, etj. Pra, për sa kohë ekziston një arsye madhore e cila nuk varet nga vullneti i tatimpaguesit, ai lehtësohet nga barra tatimore plotësisht, pjesërisht apo përkohësisht, në varësi të situatës që po përjeton. Siç e vini re, ligji tatimor amerikan parashikon shumë situata ku një telefonatë e thjeshtë drejtuar IRS-it mund të shmang një mal me probleme e fatura interesash, apo gjobash të kripura.
0 Comments
Leave a Reply. |
Archives
February 2025
AuthorLareda Zenunaj, LL.M in Taxation |