Vjedhja e Identitetit ndodh kur dikush përdor informacionin tuaj personal si Emrin, Numrin e Sigurimeve Shoqërore (SSN), ose tjeter informacion, pa lejen tuaj, me synimin për të mashtruar ose për të kryer krime të tjera.
Një vjedhës identiteti mund ta përdorë Numrin tuaj të Sigurimeve Shoqërore (SSN) për të siguruar një vend pune ose për të plotësuar një formular tatimor me qëllimin e vetëm për të përfituar rimbursim tatimor nga IRS. Për të reduktuar rrezikun: -Mbrojeni Numrin E Sigurimeve Shoqërore -Sigurohuni që punëdhënësi juaj po e mbron SSN tuaj dhe -Bëni kujdes në përzgjedhjen e Përgatiësit të Deklaratave Tatimore . Nëse të dhënat tuaja tatimore jane cenuar nga një vjedhës identiteti dhe ju merrni një letër nga IRS, duhet të pergjigjeni menjëherë duke telefonuar në numrin e telefonit të printuar në letrën e IRS-it dhe kontaktoni direkt me personin e identifikuar në letër. Nëse të dhënat tuaja tatimore nuk janë cenuar për momentin nga një vjedhës identiteti, por ju mendoni se jeni në rrezik për shkak se keni humbur portofolin ose çantën, keni vënë re aktivitet të dyshimtë në kartën tuaj të kreditit apo në raportin e kreditit tuaj ,etj, kontaktoni me Seksionin e Specializuar për Mbrojtjen e Identitetit pranë IRS-it në numrin 1-800-908-4490 ose plotëso Formularin 14039. Për më shumë informacion, shiko Publikimin Zyrtar Nr.4535, Parandalim i Vjedhjes së Identitetit dhe Ndihma ndaj Viktimave.
0 Comments
Si pasojë e mungesës së fondeve dhe mbylljes së përkohshme të Shtetit Federal Shërbimi I të Ardhurave të Brendshme (IRS) ka kufizuar veprimtarinë e përditshme. Megjithatë, IRS njofton se ligjet tatimore janë në fuqi gjatë gjithë kohës, dhe secili tatimpagues duhet të vazhdojë të plotësojë të gjitha detyrimet tatimore si normalisht.
Individët dhe bizneset duhet të vazhdojnë të plotësojnë formularët tatimorë dhe të depozitojnë shumat tatimore siç e kërkon ligji. IRS do të pranojë e përpunojë të gjitha deklaratat tatimore me pagesat përkatese, por nuk do të ketë mundësi të kryejë rimbursime tatimore gjatë kësaj kohe. Tatimpaguesit njoftohen që të plotësojnë deklaratat elektronikisht sepse shumica e deklaratave tatimore do të përpunohen automatikisht. Shërbimi direkt me klientët nuk do të jetë i disponueshëm, por shumë prej numrave falas të telefonit të vënë në dispozicion nga IRS do të vazhdojnë të jenë në punë. Gjatë kohës që shteti federal ështe mbyllur, njerëzit me takime lidhur me procedura auditi, mbledhje të ardhurash, çështje në zyrën e Apelit apo në Zyrën e Mbrojtjes së Tatimpaguesve (Taxpayer Advocate Office) pranë IRS, duhet ti konsiderojnë takimet të shtyra në një moment të dytë, por akoma të papërcaktuar. Njoftimet e automatizuara të IRS-it do të vazhdojnë të postohen dhe pse gjatë kësaj periudhe agjensia nuk do të kthejë asnjë përgjigje në formë shkresore. Mbani mend: *Vazhdoni të plotësoni deklaratat tatimore dhe të paguani taksat normalisht. Individët që kërkuan shtyrje në kohë duhet ti plotësojnë deklaratat tatimore deri më datën 15 Tetor 2013. *Te gjitha afatet e tjera tatimore mbeten në fuqi. Gjithashtu, tatimet e të ardhurave nga punësimi mbeten në fuqi. *Mund të plotesoni deklaratat tatimore elektronikisht ose në letër------edhe pse përpunimi I deklaratave në letër do të shtyhet deri në momentin kur shteti federal të rifillojë punën normalisht. Gjithashtu, pagesat që do të shoqërojnë deklaratat tatimore do të pranohen nga IRS në momentin që i merr. *Rimbursime tatimore nuk do të kryhen deri në momentin kur shteti rifillon punën normalisht. *Kompanitë e Programeve Tatimore, ekspertët tatimorë dhe programi Free File do të jenë në dipozicionin tuaj për tju ndihmuar me tatimin. Shërbimet e IRS që do të jenë në punë: *Për të gjithë tatimpaguesit do të jenë në punë programet automatike në numrin e zakonshëm 800-829-1040. *Faqja Web e IRS-it, www.IRS.gov, do të jetë në punë si zakonisht përveç disa shërbimeve interaktive të cilat nuk do të punojnë. |
Archives
February 2025
AuthorLareda Zenunaj, LL.M in Taxation |