Legjislacioni tatimor në ShBA është mjaft kompleks dhe ndryshon cdo ditë. Nëse keni nevojë për këshillim në lidhje me problematika tatimore, ju ftoj të na kontaktoni në cdo kohë. Ndoshta jeni një individ që sapo ka nisur jetën e re në SHBA jeni student, emigrant ose kërkoni të krijoni një biznes që fiton të ardhura me burim në SHBA, ose me qënder aty, por mund të jetë dëshira për të krijuar një biznes online, etj.
Të gjitha këto situata kanë një trajtim tatimor të vecantë dhe kërkojnë njohuri të legjislacionit tatimor amerikan për të shmangur detyrime tatimore të larta ndaj Autoritetit Tatimor Amerikan (IRS). Një tjetër karakteristikë e sistemit tatimor amerikan ështe fakti që për cdo gjë ekziston një formular deklarimi tatimor për t'u plotësuar. Psh, kur ndryshon adresën e shtëpisë në SHBA të lind detyrimi që të njoftosh IRS-in nëpërmjet plotësimit të formularit 8822, Ndryshim Adrese.Këto janë vetëm disa veprime të thjeshta që cdo qytetar i kryen me pak planifikim paraprak apo informim te duhur. Për të ndihmuar bashkëatdhetarët e mi të zgjidhin disa cështje praktike të jetës së përditshme në komunikimin e tyre me IRS-in kam krijuar një punim të shkurtër informues. Nëse klikoni në linkun e mëposhtëm do të shkoni tek faqja përkatese. https://payhip.com/b/TEAB "Si të përballesh me IRS-in" ka për qëllim të orientojë lexuesin se si të zgjidhi pa nevojën e një profesionisti tatimor cështje të vogla direkt me IRS-in. Për më tepër komentet tuaja pas leximit të librit do më orientojnë në zgjedhjen e temës për librin tim të ri. Qëllimi im ështe të shkruaj punime që ndihmojnë drejtëpërdrejtë atdhetarët e mi kudo janë. Këshillat praktike janë shkruar në gjuhën shqipe dhe bashkangjitur kanë termin korrespondues në Anglisht për t'ju mundësuar lexuesve shqiptarë që nuk e njohin mirë fjalorin tatimor amerikan, apo edhe gjuhën angleze, të njihen me sistemin tatimor amerikan dhe të komunikojnë direkt me IRS-in në mbrojtje të të drejtave të tyre.
0 Comments
|
Archives
February 2025
AuthorLareda Zenunaj, LL.M in Taxation |