Sipas legjislacionit amerikan, disa tatimpagues të cilët zotërojnë asete të huaja financiare me një vlerë e cila i tejkalon në total 50,000 $ duhet ti raportojnë këto asete në Formularin 8938, i cili i bashkëlidhet deklaratës tatimore vjetore të tatimpaguesit. Tatimpaguesit e martuar që deklarojnë të ardhurat sëbashku ose tatimpaguesit që janë rezidentë jashtë SHBA-së kanë një kufi më të lartë vlere të aseteve që janë subjekt deklarimi.
Nëse një tatimpagues nuk e ka detyrimin për të paraqitur deklaratën tatimore vjetore të të ardhurave për periudhën tatimore, pra nëse nuk ka detyrimin për të paraqitur deklaratën tatimore brenda datës 15 Prill, atëherë ai nuk është i detyruar të paraqesë Formularin 8938, edhe nëse vlera e aseteve të huaja është më shumë se kufiri i deklarimit sipas rastit. Nëse tatimpaguesi ka detyrimin të paraqesë Formularin 8938, do të përjashtohen nga detyrimi për raportim ato llogari financiare të hapura pranë subjekteve në vijim:
Për më shumë detaje mbi asetet që përjashtohen lexoni udhëzimet e Formularit 8932.
1 Comment
|
Archives
February 2025
AuthorLareda Zenunaj, LL.M in Taxation |